Medimi i Lexuesit
“Dëshirë e djegur” një roman i rrëfyer në nivele të larta, gjithnjë ngacmues dhe emocionues. Nëkëtë krijim letrar të shkrimtarit Ramiz Selimi hasim në pamje, elemente dhe situata, sa interesante aq edhe sfiduese që përkojnë me situata reale të përjetuara nga autori. Romani “Dëshirë e djegur” jo vetëm që e pasuron letërsinë shqiptare, por mund të bëhet edhe një vepër me vlera uniersale.
Një roman social dhe historik që paraqet me realizëm përjetimet e familjes së Dardanit. Gjatë leximit të këtij romani të duket sikur kohët i merr përdore, si fëmijën dhe bashkëbisedon me personazhet. Roman i mirëfilltë me vlera shumë të larta.
“Dhurata më e mirë e që ka marr Kosova në këtë kohë është libri i Ramiz Selimit. E lexova me kënaqësi këtë libër me shumë vlera letrare dhe brenda i pash sfidat e një mërgimtari të rrëfyera me mjeshtri. E përgëzoj autorin që në një kohë të vështirë i dha Kosovës një libër kaq të rëndësishëm"
"Këtu e 23 vjet më parë e kam takuar, e kam bërë mik timin e të familjes, humanistin, aktivistin dhe mikpritësin Ramiz Selimi. 23 vjet më pas, e takova, e njoha dhe e bëra mik të zanatit të letërshkrimeve Dardanin, djalin e Ilirit përmes Rrënjëve të Kujtesës së Ramiz Selimit."
“Romani “Dëshirë e djegur” shkruar me mjeshtëri nga autori Ramiz Selimi është një nga veprat artistike më të mira që kam lexuar. Shkaku i një udhëtimi të dështuar drejt së nesërmes e shtyn vetë autorin t`i qaset vetvetes duke rrëfyer me përvojën e tij një ngjarje të përjetuar. Nëpërmjet riprodhimit të fakteve të së shkuarës, përfaqësimit dhe bashkëbisedimit përmes artit letrar në stilin realist, ai na zbulon të vërtetën, përmes ndjenjave, përjetimit, humbjeve dhe rrëfimit. Romani “Dëshirë e djegur” është një vepër serioze që e pasuron prozën shqipe me një protagonist të vërtetë.."
“Me ndjeshmëri të rrallë autori flet për gjendjen shpirtërore dhe fatin jetësor të Dardanit apo edhe gjithë Dardanisë dhe të atyre qe i ka përreth, të ndodhur në rrethana të vështira ekzistenciale, gjithnjë në tehun e mprehtë të mbijetesës apo më mirë të themi në luftën e padëshiruar për "jetë a vdekje!". Narrativi romaneskë i ndërtuar përmes rrëfimeve me peshë e saktësi të vërtetash, ku mesazhi është i faktorizuar me elokuencë, sinqeritet e korrektësi autoriale, shmangë patjetërsueshëm çdo sajesë e dilemë të përtej ireales se ndodhur ne jetën e kryepersonazhit që, me shumë të drejtë recensenti i veprës dhe shkrimtari e poeti ynë i mirënjohur Z.Prend Buzhala, e ka ngritur "në emblemë që simbolizon njeriun shqiptar", mbase dhe fatin kolektiv të popullit tonë në qenien e të cilit ngërthejnë angështit, brengat, vuajtjet e nëpër kapërcyell të së cilës ndërthuret jeta e një rinie, gati të përhumbur në zallahinë e një epoke të plagosur rëndë nga ekspeditat vrastare të kriminelëve serb. Fjalën dhe strukturën sintaksore të fjalisë e të mendimit e ka të disiplinuar, të shoshitur e të bluar bukur e mirë e më kuptim të pranuar për lexuesin pasionant.
“Sapo ta keni lexuar këtë roman ju do të kuptoni dimensionin e vërtet të lirisë, për çka ia vlejtur të sakrifikosh, të rrezikosh, të guxosh e të punosh fortë. Këtë përkushtim e kishte Dardan Iliri. Figura e tij shpërfaq një periudhë historike nga më të rëndësishmet, pararendëse të zhvillimeve historike për fatet e Kosovës. E përgëzojë autorin bashkë me urimin vepra të tjera me vlerë si romani “Dëshirë e djegur”.
“Prozatori i vyer, Ramiz Selimi, tashmë ka depërtuar ndjeshëm në ambientin krijues, jo vetëm në Kosovë, por edhe gjetiu, duke u dëshmuar si një krijues serioz dhe me vokacion! Ai, së fundmi ka dalë me romanin më të ri “Dëshirë e djegur”, të cilin e lexova me një frymë. Romani është një biografi e jetës së tij, nëpër kypërcyell të kohës, shpeshë zezonë! Kjo vepër e arrirë letrare është kornikë, sa e dhëmbshme, aq edhe fisnike e tij, por edhe ngjarjeve turbulluese e të pluhurosura deri në bezdi! Ndpnëse romani është shkruar në vetën e dytë, ai përshkruan ngjarje e fenomene që pasqyrojnë fatin, e pafat të qytetraëve tanë dhe të mërgatës sonë. Dëshirat e d përflakura që autori i quan të djegur, duket se ende janë të gjalla. Ato mbase do të shpërthejnë si Feniksi, dhe do të shkëndijojnë botën e bukur artëdashëse, mjaft të mjegulluar e të errësuar. Ndaj autorin e inkurajoj për vëllimin e radhë, duke i uruar suksese krijuese dhe prozë kumbuese. E them me plot gojën dhe me gjithë mend, se romani i Ramiz Selimir duhet të lexohet e të sugjerohet për çdo bibliotekë e familje, sepse secili do ta gjejë vetën, në një mënyrë atpo në një tjetër. Romane të tilla janë të rralla dhe e begatojnë letersinë shqiptare.”.
“Dëshirë e djegur - roman me arkitekturë epike Jo vetëm personazhin kryesor por edhe personazhet e tjerë që i hasim në këtë roman, që nga fillimi, në çdo hap të jetës, i përcjellin jo vetëm mashtrimi dhe shqetësimet për një të ardhme më të mirë, por edhe zhgënjimi, zemrimi dhe revolta… Në roman kemi përshkrime shumë të bukura, realiste, jo vetëm të ambienteve të ndryshme, por edhe të jetës së rëndë, të personazheve që vuajnë, që goditen nga padrejtësitë, jo vetëm sociale por edhe kombëtare. Pa hyrë në një analizë më të thellë të këtij romani, le të theksojmë krejt në fund se ai, ndonëse shumë vëllimor, me 451 faqe, romani lexohet me një frymë edhe për faktin se përmban vlera shumështresore për çka autori meriton një mirënjohje të veçantë!”.