Ramiz Selimi.

Që nga vendosja në Austri Ramiz Selimi njihej si aktivist dhe humanist në organizimin e bashkatdhetarëve atje. Më vonë ai bëri emër edhe si gazetar e publicistë. Dhe, tani me botimin e romanit “Rrënjët e Kujtesës”, do ta njohim edhe si shkrimtar. Me vite të tëra bëri përpjekje ta ndihmonte vendlindjen me projekte të ndryshme sociale. Krahas këtij aktivitetit, me anë të shkrimeve u kujdes ta informoj vendlindjen nga dora e parë për organizimin dhe jetën e mërgimtarëve. Pastaj botën tonë të shkrimeve na e begatoj, me opinione, komente dhe intervista të shumta, jo vetëm me personalitete shqiptare, por edhe me shumë figura të njohura evropiane.

Ramiz Selimi, lindi me 1966 në fshatin Pjeterç i Epërm, komuna e Klinës. Shkollën fillore e kreu në Drenovc, ku ishte njëri nga nxënësit më të dalluar të shkollës. Përveç publikimit të disa poezive për fëmijë në revistat e kohës, ai në lëndën e historisë kishte përfaqësuar komunën në garat federative. Shkollën e mesme e përfundoi në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” Klinë, dega e matematikës. Studimet i vazhdoi në fakultetin teknik, derisa atëherë kur për shkaqe politike, u detyrua ta marri rrugën e mërgimit. Ai me familjen e tij pesë anëtarësh sot jeton mes Linzit dhe Klinës. Ramizi rrjedh nga një familje e shquar atdhetare që ishte cilësuar si armike e pushtuesve sllav, kështu që familja ishte izoluar dhe ndjekur vazhdimisht.

Pas akomodimit në Austri, ai vazhdoj studimet për biznes dhe menaxhment. Punoi shumë vite si menaxher në një Kompani të njohur të sigurimeve. Kur ishte adaptuar dhe integruar mirë në shoqërinë austriake arriti të përfundonte me sukses edhe shkollimin e gazetarisë. Shumicën e veprimtarive dhe ngjarjeve të mërgimtarëve i mbuloj duke shkruar për gazetat kosovare disa vite me radhë. Qindra opinione dhe analiza mbi problemet e shoqërisë shqiptare nga ai u publikuan në shumicën e gazetave të shtypura dhe online. Nga Enciklopedia gjermane e vitit 1844 përktheu në shqip shënimet e historianëve të kohës për shqiptarët dhe territoret e tyre Së bashku me miqtë e tij austriakë themeloi “Shoqatën shqiptaro- austriake në shërbim të atdheut”. Ishte kryetar dhe nënkryetar i disa shoqatave në Austri. Gjatë kohës së luftës me shumë miq atdhetarë dhe organizata humanitare ishte tepër aktiv në mbledhjen dhe dërgimin e ndihmave, personave të zhvendosur nga lufta. Ai po ashtu së bashku me bashkatdhetarët e Austrisë së Epërme pas lufte themeluan klubin e futbollit “FC Dardania Linz” me pesë ekipe zinxhirore. Mori pjesë aktive në organizimin dhe promovimin kulturorë të shqiptarëve në Austri. U angazhua gjatë me një përkushtim dhe vullnet të madh në instalimin e disa projekteve sociale dhe zhvillimore në vendlindje. “Rrënjët e Kujtesës”është libri i tij i parë. Ky roman biografik i hap rrugën librave tjerë në të ardhmen.

Librat e Botuar Shiko Video