Rrënjët e Kujtesës Nga
Ramiz Selimi
Vepra “Rrënjët e Kujtesës është një autobiografi e shkëlqyer dhe mjaftë prekëse. Ky roman i fuqishëm social dhe historik do t’iu njohë me një familje që e bënë të pamundurën të mbijetojë nën sundimin e një pushtuesi barbar në mes të Evropës. Sado që në roman rrëfehet për fatin e familjes së Ilirit dhe Dardanit, megjithatë personazhet paraqesin përballjet e individit dhe kombit shqiptarë në situatat ekzistenciale nën pushtimin serb. Këtu bëhet fjalë për çështje të jetës ose të vdekjes, nën tortura, shtypje dhe vrasje. Kërkimi për t’i ruajtur rrënjët e identitetit kombëtar dhe njerëzor nën pushtim e egër, ku skenat e dhunës janë të njëpasnjëshme, ishte sfidë për gjithë kombin. Në këtë libër të pasur me ngjarje të vërteta në detaje marrin jetë prapaskenat e një drame njerëzore të rrëfyera me sinqeritet të thellë. Fragmentet drithëruese që ndikojnë drejtpërdrejt tek lexuesi, e bëjnë të paharrueshëm librin.
Më Shumë